Sot në Prishtinë protestohet kundër arrestimit të Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, i arrestuar me një urdhër-arrest të Serbisë, po mbahet në një stacion policor në Francë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i arrestuar me një urdhër-arrest të Serbisë, po mbahet në një stacion policor në Francë, ka bërë të ditur Agjencia e Lajmeve Rojters. Haradinaj pritet të merret në pyetje nga autoritete franceze të drejtësisë për të hetuar faktin nëse ka pasur arsye për të mos e ekzekutuar kërkesën për ekstradim. të palës serbe, posaçërisht në këtë rast pasi është lëshuar për arsye politike. Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të  Dukagjinit, dy herë është përballur me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë dhe është  shpallur  i pafajshëm dhe është liruar në mungesë të provave faktike.  Me urdhër arrest ndërkombëtar të Serbisë janë arrestuar e ndaluar edhe shumë ish luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …