Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Amy English, këshilltare speciale e senatores amerikane, Jeanne Shaheen. Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi. Haradinaj ka thënë se arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. “Me znj. English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe e informova për shqetësimin tim dhe të Aleancës për veprimet e pakoordinuara të kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me SBBA. Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit. Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me SBBA-të në veçanti. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe duhet të zhvillohet e forcohen çdo ditë”, është shprehur Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …