Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj arsyeton SBASHK-un dhe sindikatat e tjera në lidhje me kërkesën për rritje të pagave 100 euro. Ai thotë se ka kaluar një kohë e gjatë dhe Kosova është pa ligj dhe rritje të pagave. Është shumë e pakuptimtë për mua mos gatishmëria e Kurtit për të pranuar një kërkesë shumë minimale. Unë nuk po e përkrah grevën por kërkesën legjitime të mësimdhënësve për 100 euro më shumë në pagë”, tha ai. Qeveria duhet ta shqyrtojë këtë kërkesë minimale për rritje të pagave. “Kurti duhet ta lërë inatin, ta kuptojë se nuk ka të bëjë me Rrahman Jasharajn, por ka të bëjë me 25 mijë mësimdhënës, të cilët kanë qenë pararojë e proceseve në vazhdimësi. E këshilloj Kurtin, se kjo kërkesë është minimale, habitem sa e kanë duruar kurtin Sindikatat, nuk e kuptojë këtë logjikë të Kurtit”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …