Ramush Haradinaj: Bashkatdhetarët po i bashkohen AAK-së sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike

Ramush Haradinaj: Bashkatdhetarët po i bashkohen AAK-së sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai e drejton po përkrahet nga diaspora. Ai ka thënë se shumë bashkatdhetarë po i bashkohen AAK-së, pasi ata po e shohin si alternativën më serioze politike. Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me mërgimtarët në Mynih. Iu bashkova kolegëve nga Dega e Aleancës në Mynih, në një bashkëbisedim përmbajtësor me bashkatdhetarë. Degë kjo e cila së fundi ka zgjedhur për kryetar Dardan Nitajn, një arkitekt i dëshmuar. “Është kënaqësi e veçantë që sa herë që jam në Gjermani, shoh nga afër punën serioze që bëhet falë strukturave të Aleancës në këtë shtet, udhëhequr nga Ukë Blakaj. Falë një pune përkushtuese të strukturave, Aleanca po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv në diasporë. Bashkatdhetarë të shumtë, njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …