Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj, zotohet se në javën e parë pas certifikimit të rezultateve do të krijojë qeverinë e re. Numrin e 61 deputetëve, do ta plotësojnë si me komunitete, ashtu edhe me vota shqiptare. Ai e përjashton mundësinë për një partneritet të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ish-liderin e këtij subjekti nuk e konsideron serioz. Sipas Haradinajt, fakti që Kurti po mohon disa të vërteta, tregon se sa larg mund të shkojë për të arritur qëllimet e veta “Kurti po mashtron qytetarët, duke thënë se është fitues”, po e vetmja fitore e saj mund të jetë ajo morale. Ndërsa, për dialogun me Serbinë ka ritheksuar se prezenca vetëm e BE-së nuk do të mjaftojë, duke shtuar se prania amerikane është e domosdoshme. Për dialogun, Haradinaj ka thënë se nuk do ta vazhdojë aty ku ka mbetur, por fillimisht tha se do të kërkojë hetime për atë çka është arritur.
