Ramush Haradinaj: Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet dhe i mbron “dostat” e krimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi, duke akuzuar opozitën, gjykatësit, prokurorët dhe mediet për korrupsion. Haradinaj ka theksuar se shkarkimi i Kurtit nga posti i kryeministrit është detyrë kombëtare. “Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë, miqtë e matrapazët! Ky njeri vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me gënjeshtra. “Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …