Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas deklaratës së Amerikës dhe Greqisë për çështjen e bashkëpunimit bë fushën e energjetikës, ku është përmendur edhe integrimi euroatlantik i rajonit të Ballkanit Perëndimor, i ka bërë thirrje dhe një herë Qeverisë Kurti që të shqyrtojë mirë çështjen e gazsjellësit, pasi nuk është vetëm çështje gypash. Ata që e shohin vetëm në këtë aspekt janë shkurtpamës dhe sabotues të orientimeve perëndimor të Kosovës, pasi gazsjellësi amerikan, është i një rëndësie të jetike për ne si shtet i ri”, ka shkruar Haradinaj. Kjo nënkupton poashtu që Kosova të mbështes të gjitha projektet që e afrojnë Kosovën sa më afër BE-së e NATO-s, duke përfshirë këtu edhe gazsjellësin amerikan, projekt ky i një rëndësie strategjike dhe ekonomike, që do të garantonte edhe sigurinë energjetike të vendit tonë. Justifikimet banale të qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij projekti, se kjo është “çështje e disa gypave”, janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës”, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …