Ramush Haradinaj: Deklaratat e Besnik Bislimit për arkivat e UÇK-së burojnë nga ato të Albin Kurtit në Bruksel

Ramush Haradinaj: Deklaratat e Besnik Bislimit për arkivat e UÇK-së burojnë nga ato të Albin Kurtit në Bruksel

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për aktualitetin politik në vend. Për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është dakorduar me ndërmjetësuesin e dialogut nga BE-ja, Miroslav Lajçak, që Kosova t’i hapë arkivat e UÇK-së, Haradinaj thekson se deklarata e Bislimit buron nga ato të Kurtit. “Kjo deklaratë buron, ose nisjen e ka nga deklarata e kryeministrit Kurti në Bruksel, që kërkonte përballjen ose ballafaqimin dhe marrjen me krimet e luftës dhe kriminelët të luftës, të vendeve të Ballkanit, ku e vendoste në vend të barabartë Kosovës me Serbinë. Pra, ia dha Serbisë një sukses të pritur 22 vjet. Serbia lufton me qenë në pozitë të barabartë të deklaratave sa i përket krimeve të luftës ose asaj që ka ndodhur në luftë, e mos me pas diferencë me Kosovën si viktimë, e Serbia si kryese e krimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …