Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, duke theksuar se prioriteti i tij është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për izolimin që ka pësuar Kosova dhe vënien nën sanksione nga Bashkimi Evropian. Besoj që do të kthehemi në fitues, jo në njerëz të izoluar të dënuar në sanksione, jo në njerëz që bëhen përgjegjës për ato që si kemi bërë, Serbia na sulmon me terroristë e nuk dënohet Serbia, por Kosova. Kam punuar me kujdes tash e gjashtë vite dhe besoj që jemi afër anëtarësimit, për ta marrë besimin që të udhëheq Qeverinë e Kosovës. Kam deklaruar që do ta kemi planin e anëtarësimit që është kontrata për anëtarësim direkt. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka garantuar se nëse vjen në pushtet nuk do të ketë pensione nën 500 euro dhe paga nën 1000 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024
Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …