Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj foli për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit, duke e quajtur si një sukses dhe një rrugë drejt anëtarësimit në NATO. Fjalimet dhe vizitat e tij në SHBA, në atë kohë si kryeministër, Haradinaj i quajti dëshmi të lidhjeve të forta që ka Kosova me SHBA-në. “Me ta dhënë besimin ushtria amerikane për ushtrinë tanë është një ngjarje e madhe. Ne i kemi dy detyra të rëndësishme në Kosovë, edhe sa i përket sigurisë sonë, e para është zbatimi i planit të brendshëm 10 vjeçar këtu dhe me kriju besimin të ushtritë e NATO-s”, u shpreh i pari i AAK-së. Tutje ai tha se dikush duhet të tregojë lidership dhe t’i tregojë të tjerëve që kjo ushtri është e dobishme për NATO-n.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe mashtrim në prag të zgjedhjeve
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shpërdorim të parasë publike dhe …