Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një emisioni të debatit i ka kritikuar disa gazetarë, të cilët, me të drejtë i ka quajtur zagarë, sidomos ata që kanë raportuar nga Uashingtoni, duke thënë se shumë prej tyre janë mercenarë që “me një kaçik të sulmojnë”. “Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë, m’ i kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë. Zagarë janë shumë gazetarë mercenarë. Ata menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve të tillë, në Kosovë, që kanë shkuar atje. Gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, veprën e tyre e shprehin në statuse…Ramush Haradinaj dhe disa politikanë me prejardhje nga lufta e UÇK-së, vazhdimisht bien pre e jugo-gazetarëve mercenarë, të cilët bëjnë punën e Serbisë në Kosovë, por ata merakosen e sikletosen vetëm kur vihen vetë në shënjestër, sikur Ramush Haradinaj në ditët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …