Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se do të konfirmohet besimi në të gjitha komunat në të cilat sot qeverisë kjo parti, ndërsa shpreson se do të dalin fitues edhe në shumë komuna tjera. Ai gjatë një interviste televizive shtoi se kryetarët që sot qeverisin me komunat, kanë bërë punë shumë të mira. “Aleanca garon në shumicën e komunave shqiptare në Kosovës, në disa komuna të vogla kemi partneritet, por në shumicën garojmë vetëm. Në komunat që udhëheqë Aleanca garojmë me të njëjtit kandidatë. Konsiderojmë se jemi subjekt serioz politik dhe kemi një ofertë mjaftë serioze si me kuadro por edhe me programin qeverisës”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …