Ramush Haradinaj: Do të mbahet mend heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër virusit korona

Ramush Haradinaj: Do të mbahet mend heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër virusit korona

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Ferizaj, ka qëndruar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Me këtë rast, ai ka thënë se puna dhe heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19 duhet të mbahet mend. “Ndaluam sot për ta parë për së afërmi mobilizimin e personelit mjekësor në Ferizaj me qëllim që t’i falënderojmë për një punë të madhe që e kanë bërë në luftimin e Covid-19”. “Në Ferizaj ka një numër të caktuar të qytetarëve të identifikuar me Covid-19, ka pasur dy raste tragjike, mirëpo tash shihet se gjendja është nën kontroll dhe po përmirësohet”. “Shpresoj shumë se shoqëria kosovare do t’i mbajë në mend të gjitha nivelet institucionale – heroizmin e personelit mjekësor në këto ditë të vështira”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …