Ramush Haradinaj: Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ramush Haradinaj: Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë në Maqedoninë e Veriut. Haradinaj në një konferencë  të përbashkët për medie, pas takimit ka deklaruar se do ta mbështesin procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Duhet të tregojmë mbështetjen për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, e kam fjalën për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje”. “Ne duhet të jemi bashkë, të përkrahim dhe të ndihmojmë në procesin e regjistrimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kudo qofshin ata, qoftë edhe në diasporë. Sepse me këtë proces, ata do të ndihmojnë veten, do t’i ndihmojnë familjet e tyre, do ta ndihmojnë atdheun e tyre si dhe gjithë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …