Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se po bën gabim të madh me çështjen e gazit. Haradinaj tutje u shpreh se Kurti është ai që po shfaqet më komod me europianët të cilët se kanë njohur Kosovën shtet, se sa me amerikanët. ”Askush në botë nuk mund ta refuzojë gazin. Është produkt energjetik që ka me hy në çdo ekonomi të botës”. ”Por, hartat janë të ndara, nuk ka me hy gazi rus në Kosovë edhe 1 mijë vjet. E këtë duhet ta dijë edhe Albini [Kurti] edhe gjithkush”. ”Ka me hy gazi amerikan, ky [Albin Kurti] mund t’ia vonojë edhe naj ditë por është duke bë gabim të madh, është duke çu sinjale të gabuara”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …