Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka deklaruar se e vetmja mundësi që të hiqet taksa ndaj Serbisë, është njohja reciproke, në kufijtë ekzistues. Ai kërkoi ndihmën nga të gjithë në mënyrë që çështja e dialogut Kosovë-Serbi, mos të lidhet me taksën. Besoj që jemi tash pas taksës po flas për arsye se dihet gjendja me taksën është e vendosur dhe mbetet, por mënyra që të mos prishen marrëdhëniet me Amerikën dhe mënyra si të forcohen ato. Jam thellë i bindur se Serbia duhet të kthehet te dialogu për shkak se edhe Serbia, edhe ne aspirojmë anëtarësimin në BE. Kërkoj ndihmën e të gjithëve që të rikthehet dialogu e mos të lidhet me taksën, ka porositur Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …