Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe për të rënët në fshatrat Celinë, Fortesë e Brestoc, në 25-vjetorin e masakrimit të tyre nga regjimi vrastar i Serbisë. Ai ka shprehur indinjatën e tij për faktin se edhe në këto ditë të lirisë, çlirimtarët po gjykohen, ndërsa drejtësia nuk është realizuar për shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb ndaj civilëve. Haradinaj nënvizoi sakrificën e të rënëve, duke theksuar se kujtimi i tyre do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës. Ai u bashkua me familjet e dëshmorëve dhe martirëve për të nderuar dhe për të përkujtuar me respekt dhe krenari të dashurit e tyre që humbën jetën në këto masakra të tmerrshme. Fëmijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para njëzetepesë vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit. U bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc, tha mes tjerash në fjalën e tij Ramush Haradinaj.