Ramush Haradinaj: Është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit Albin Kurti kundër aleatëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit Albin Kurti ndaj aleatëve. Një gjë e tillë e bën të vështirë rrugën përpara, për çka kanë filluar pasojat. Ai ka theksuar me këtë rast  se mocioni i mosbesimit ndaj tij  është zgjidhja e duhur. Kosova ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së për deeskalimin e situatës. Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, ka thënë Haradinaj. Institucionet e Kosovës i kanë bërë tri gabim. Gabimi i parë se nuk u dakorduan me propozimin amerikan për tabelat dhe pastaj me mbet në kujdestari veriu gjatë gjithë procesit të dialogut, në kujdestari të amerikanëve. Gabimi i dytë ishte insistimi apo nxitimi për të mbajtur zgjedhje, duke mos e pasur pjesëmarrjen e garantuar të gjithëve. I treti, ishte gabim sikurse e dimë, kryetarët që kanë marrë aq pak vota nuk kualifikohen mirëfilli si kandidate të mirëfilltë. Gaboi kryetari i qeverisë kur insistoi t’i vendos ata me forcë policore në objekte. Të tri këto gabime u shfrytëzuan shumë mirë prej Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …