leoni

Ramush Haradinaj: Është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jasharit– Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari. “Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari, e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur. Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij lidhur me ndarjen nga jeta të Hava Jasharit– Gashit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kujton veprimtarin Xhavit Haziri

Sot u bënë 26 vjet kur policia serbe rrëmbeu veprimtarin, Xhavit Haziri, në Prishtinë dhe ia zhduku gjurmët

Më 17 shtator  të vitit 1998, në Prishtinë, policia serbe kidnapoi  dhe zhduku pa gjurmë, …