leoni

Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se PAN-i i ka numrat për formimin e Qeverisë

Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se PAN-i i ka numrat për formimin e Qeverisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se më 3 gusht do të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. Haradinaj pas procedurave të regjistrimit në Kuvendin e Kosovës, ka uruar deputetët e rinj, duke thënë se ka qenë një ditë e gjatë deri tek ky moment. I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat, Haradinaj është përgjigjur se Kuvendi i ka 120 deputetë dhe se secili ka të drejtë të votojë. “Nuk po ju kuptoj për çfarë numrash e keni fjalën. Kuvendi i ka 120 deputetë dhe secili ka të drejtë të votojë”, ka thënë Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti refuzohet sërish nga LDK për dialog, akuzat për përçarje dhe polarizim të jetës politike

Përpjekja e fundit e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të tërhequr LDK-në, në një …