Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, dhe ambasadorin, Jeffrey Hovenier

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, dhe Ambasadorin Jeffrey Hovenier. Takimi është zhvilluar në objektin e Ambasadës, në Prishtinë. Pas takimit, Haradinaj është cituar të ketë  deklaruar se mbështetja e fuqishme amerikane ndaj popullit të Kosovës vazhdon, përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria-Kurti.  E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me A-merikën, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm, ka shkruar Haradinaj. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ardian Gjini e Besnik Tahiri. Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, AlexanKasanof është takuar edhe me liderët tjerë partiakë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …