Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për takimin e djeshëm në Bruksel, por edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmji.net. Haradinaj ka thënë se ka ardhur koha që Kosova vet të vendos për vetë, pra të marrë vendimet vet. Sipas tij, duke e parë se që nga koha kur ka filluar dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosova është ajo që ka humbur. Tutje Haradinaj ka thënë se tani e tutje Kosova nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. “Kosova nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. Kosova punët e veta dhe vendimet e veta do ti paraqes vet. Kjo puna e taksës jo që s’do të hiqet, por do të paraqitet dhe pa marrë parasysh kushdo që vjen ministër kjo taksë nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia…Nuk guxojmë të pranojmë që vetëm dikush të ja jap detyra. Pra edhe ne jemi njerëz dhe jemi të izoluar 2 milionë njerëz që jemi duke jetuar në geto”, u shpreh Haradinaj. Sa i përket dialogut, Haradinaj ka thënë se është vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ajo e cila e ka devijuar këtë dialog dhe i ka vënë në rrezik investimet e BE-së për këtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …