Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Fjala për kufijtë është një retorikë politike e Beogradit dhe e Prishtinës

Pas vizitës disaorëshe në qytetin e Vlorës, takimin me kryebashkiakun Dritan Leli, homazheve pranë varrit të Ismail Qemalit dhe vizitës në muzeun historik dhe të Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Vlorë ka thënë se hapja e temës së kufijve është e papranueshme dhe ata  nuk lëvizen me fjalë. Për fat të keq për popujt e Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i epilogut të atyre luftërave. Hapja e temës së kufijve është e papranueshme për mua. Ajo për të cilën unë jam pro është që të më 1 janar të hiqet dogana midis Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala për kufijtë është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina i bën një kundërpërgjigje, në fund kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci por kufijtë janë ndarë si rezultat i epilogut të luftërave dhe ata nuk duhet të preken ka thënë Haradinaj për mediet në Shqipëri.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …