Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj foli lidhur me deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti drejtuar opozitës, duke i quajtur ”hajvanë”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  në një konferencë për shtyp pas ditës së zgjedhjeve dje, ku koalicioni nuk doli mirë. Ai e pranoi se rezultati nuk është i mirë dhe nuk është i kënaqur me të, me AAK-NISMA që ka marrë rreth 7% të votave. Ai tha po ashtu se dëshiron të ndihmojë një qeveri të opozitës, por assesi të Vetëvendosjes. Ish-kryeministri Haradinaj u pyet edhe për deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti mbrëmë në drejtim të opozitës, duke i quajtur ”hajvanë”. Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vite qeverisje ka folur profka në fushatë. Dje kanë mundur ta shohin se kush është ai. Ai pse nuk ka fituar sa me dal ashtu me fye e me bërtit, është realiteti unë. Kemi të bëjmë me një njeri që me të vërtetë është hajvan. Bile po i hyj në hak hajvanëve…ai është më keq se hajvan, ka nënvizuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …