Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një videoadresim për qytetarët e Gjakovës, me rastin e zgjedhjeve të 17 tetorit, ka kërkuar edhe një mandat për kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. “Gjakova ka kaluar shumë periudha të vështira por është shumë krenare me të gjitha të arriturat e saj. Gjakova e bënë krenare jo vetëm Kosovën por të gjithë Kombin”, u shpreh Haradinaj. Haradinaj po ashtu ka përmendur zhvillimin, i cili është i vërejtshëm në Gjakovë, projektet e realizuara suksesshëm si dhe kulturën e re qeverisëse, të përfaqësuar nga kryetari i Gjakovës Ardian Gjini. “Edhe në periudhën e ardhshme katër vjeçare janë përgatitë plane dhe projekte me rëndësi për jetën e qytetarëve të Gjakovës, kësisoj kjo komunë ta merr fuqinë e vet dhe në mbarë vendin”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se e ka për nderë të ftojë qytetarët e Gjakovës që të bashkohen edhe njëherë më 17 tetor, për të votuar Ardian Gjinin dhe listën e AAK-së për Kuvendin Komunal, siç u shpreh Haradinaj: “për Gjakovën e fuqishme dhe të zhvilluar ekonomikisht”.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …