Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Amerikë, ku po merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kryetarit, Donald Trump, ka zhvilluar një takim pune me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Riçard Grenell. AAK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, Haradinaj rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Amerikën, duke theksuar synimin kryesor të vendit, që është anëtarësimi në NATO. Ballkani Perëndimor dhe Kosova, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e tij të re në administratën e dytë të Presidentit Trump. Vizita dhe takimi me emisarin Riçard Grenell vlerësohen hapa të rëndësishëm në avancimin e agjendës strategjike të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, thuhet mes tjerash në njoftimin e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Glauk Konj-ufca ka kritikuar administratën e kryetarit, Joe Biden dhe ish-kryetarit Barack Obama, pasi nuk janë më në pushtet
Tani kur Amerikën e udhëheq kryetari, Donald Tramp, servili si shumë të tjerë nga VyVy-ja …