Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin publik, ai ka deklaruar se gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti, Bislimi dhe kjo qeveri. Haradinaj duke folur për incizimet e Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiqin, thotë se ajo ka bërë shkelje ligjore i ka prerë në besë amerikanët dhe kategoritë e lirisë. Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikan Hovenier këtu dhe Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna dhe t’i dërgojë porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinj, ka thënë Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, uron komandantin e ri të KFOR-it, kolonelin Reichstein që është vendosur, në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e tij për …