Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së kryetarit, gjersa ka shtuar se subjekti i tij politik ka arsye të mjaftueshme të mos ia jap votën deputetes Vjosa Osmanit për këtë post. “Përvoja ime në politikë dhe në shumë procese m’i ka dhënë disa alarme. Unë nuk kam pasë rast me e pa zonjën Osmani në situata të vështira. I frikësohem situatave kur zonja Osmani, siç ishte rasti me 4 shtator, kur duhet të marrë ndonjë vendim të shpejtë në emër të Kosovës. Unë personalisht i kam vuajt pasojat e disa vendimeve të shpejta më herët si rasti i Demarkacionit e Zajednicës”, tha ai. “Për mua është e mjaftueshme të mos ndihmojë në situata të tilla, që AAK-ja të mos ndihmojë në zgjedhjen e presidentit nëse nuk e kemi vërtetuar ose verifikuar në situata të caktuara të marrjes së vendimeve”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …