Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veriun e vendit dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për Policinë e Kosovës, që u sulmua të dielën nga terroristët serbë, të cilët vranë rreshterin, Afrim Bunjaku. Derisa ka folur për pushtetin dhe Kurtin, Haradinaj tha se shumica prej tyre nuk e kanë njohur heroin, Bunjaku dhe policët e tjerë, të cilët i ka pasur edhe bashkëluftëtarë. Haradinaj ia rikujtoi Kurtit, se ai luftën e fundit të UÇK-së, Kosovë e kishte përcjellë nga Prishtina, duke i çuar selam, pasi është e lehtë është ta dërgosh dikë në luftë, po vetë ku ke qenë. Shumica prej tyre s’e kanë njohur, Afrim Bunjakun. Shumica e policëve janë bashkëluftëtarë të mi. Prandaj çdo qytetar duhet t’ i shërbejë vendit deri në vdekje. Sjellja e Albin Kurtit nuk është e mirë ndaj Policisë së Kosovës, nënvizoi, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …