Ramush Haradinaj: Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn, atdheu dhe kombi do t'u nderon përjetë

Ramush Haradinaj: Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn, atdheu dhe kombi do t’i nderojë përjetë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Gjeneral Major Ilir Konushevci, hero i kombit dhe Dr. Hazir Malaj, dëshmor i kombit. Pas homazheve, kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, shkroi kryeministri Haradinaj në librin e zisë. Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot  do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit. Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet rivarrimi i Gjeneral Major Ilir Konushevci, hero i kombit dhe Dr. Hazir Malaj, dëshmor i kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …