Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë në mbajtjen e taksës. Madje, po thotë se nëse ajo hiqet, shumë punëtorë do të mbesin pa punë. Kështu tha Haradinaj edhe pasi që vizitoi një fabrikë në Gjakovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini. Ish-kryeministri Haradinaj po vazhdon të jetë i vetmi politikan në Kosovë që me ngulm po kërkon mbajtjen e taksës ndaj mallrave serbe, ani pse e kundërta po kërkohet nga SHBA-të.
