Ramush Haradinaj: Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të Kosovës

Ramush Haradinaj: Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit ka thënë se ai erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit. Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës. “Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit. Në 21 vjetorin e rënies së tij heroike, me nderim kujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës. Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …