Ramush Haradinaj: Jam përulur para sakrificës së luftëtarëve të lirisë

Përpjekjet tona shekullore për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve në secilën pëllëmbë të Atdheut.
Sot në dy ngjarje të ndara, kam nderuar dhe jam përulur para sakrificës së luftëtarëve të lirisë. Në Smolicë të Gjakovës, kam marrë pjesë në përurimin e Lapidarit të të rënëve nga ky fshat, qendër e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës. Lapidari i ngritur, përjetëson kujtimin për heronjtë: Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija.
Gjithashtu me homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë, kemi nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit Shaqir Krasniqi, epror i UÇK-së, që dora tradhtare e rrëmbeu para njëzet vjetësh.
Përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë tonë kombëtare, përpos krenarisë, na motivojnë edhe më shumë për të ecur para, për ta bërë Atdheun vatër të ngrohtë, të sigurt e të zhvilluar, me mirëqenie për brezin tonë, e me të ardhme të ndritur për fëmijët tanë.
Respekt të përjetshëm për të rënët. Heroizmi i tyre u trashëgoftë!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente drejtuar faktorit ndërkombëtar

Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të …