Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur takimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në ShBA, si dhe mbështetjen e Amerikës për Kosovën me fondet e Sfidave të Mijëvjeçarit. Haradinaj thotë se ka ardhur koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Amerikës. Ajo ka treguar edhe një herë lidership të vërtetë për të na mbështetur ekonomikisht dhe në dialog. Është koha për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Sheteve të Bashkuiara të Amerikës ka saktësuar, ka shkruar Haradinaj.
