Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një bashkëbisedim të mbajtur me qytetarët e Deçanit është cituar të ketë deklaruar se marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të rregullojë raportet si dy shtete të pavarura. Ai ka shkruar se është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s. Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim. Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …