Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se u në pyetje Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Fillimin e hetimeve të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, kryetari i AAK-së Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike. Ai ka shkruar se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë, pasi po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike, e cila duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka konfirmuar se zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitares për disa vepra penale, të cilat kjo prokurori i ka nën hetim, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …