Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas sondazheve të fundit, të fabrikuara ku AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të mund t’i marrë vetëm shtatë ulëse në Kuvend. Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, i ka quajtur fabrikime për favorizime të caktuara, duke shtuar se megjithatë nuk do të kenë mundësi t’i mashtrojnë qytetarët përmes këtyre sondazheve. Sondazhet po kushtojnë, më i zakonshmi 25 mijë euro, kush po i porosit sondazhet po i ka mënyrat me llojet e pyetjeve, me renditjen e pyetjeve, mostrat, marzhën e gabimit, kuptohet edhe favorizimi. Ne si Aleancë nuk kemi shkuar me këto fabrikime. Por këto i ka bërë para zgjedhjeve, Armend Muja, tash deputet i Vetëvendosjes dhe Ermal Panduri. Ata që janë munduar ta bindin Kosovën se kështu po shkon votuesi dhe kanë pas sukses njëherë, por nuk besoj që do të munden. Sërish dikush po mundohet t ë mastrojë qytetarët e Kosovës,tha Haradinaj. Sipas kreut të AAK-së, kjo është tendencë për t’ju dhënë drejtim votuesve, pasi viti 2024 mund edhe të quhet vit zgjedhor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …