Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët e vendit që të kundërshtojnë me protesta taksën në vlerë prej 5 euro për secilën herë që regjistrohen automjetet. U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë vetura! Qeveria e Kosovës ka vendosur një taksë në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që regjistrohen automjetet dhe ky vendin ka shkaktuar revoltë te shumë qytetarë të vendit, madje është kundërshtuar edhe nga një segment i zyrtarëve të Vetëvendosjes, pavarësisht se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti ka miratuar vendimin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …