Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që menjëherë ta ndërpres grevën, ose të japë dorëheqje

Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti që menjëherë ta ndërpres grevën, ose të japë  dorëheqje. Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje, që shkollat mbeten të mbyllura një muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër! Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë nxënës!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneçësinë tënde. Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi, ka shkuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …