Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim ku ka shprehur falënderimet për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e Kosovës. Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është zhvilluar një diskutim përmbajtësor mbi aktualitetet politike në vend. Ai gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë. “Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!” – ka nënvizuar Ramush Haradinaj në postimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …