Në një postim të tij në internet, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur të gjithë shqiptarët liridashës, të cilët në këto ditë të rënda, derisa ishte në paraburgim e kanë mbështetur atë. Ai ka deklaruar se ato që i ka parë gjatë këtyre ditëve e kanë bërë që të ndihet shumë krenar. Të nderuar qytetarë? Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! ka shkruar ai.
