leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka premtuar paga mesatare në Kosovë do të jetë 1000 euro dhe nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar se nën qeverisjen e koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, paga mesatare në Kosovë do të jetë një mijë euro, ndërsa nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Në një konferencë të përbashkët të këtij koalicioni, Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e shpallura më 9 shkurt 2025 janë “një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet”. Ai ka shtuar se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”. Populli i Kosovës nuk është analfabet, sikyr thotë qeveria Kurti e se “është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euroatlantike”. “Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, më 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …