leoni

Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish boksierin e njohur shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqin

Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim ish boksierin e njohur shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish boksierin e njohur shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqin. Ku përmes një postimi, Haradinaj ka theksuar se Luani vazhdon të mbetet ende inspirim për gjeneratat e reja, dhe sot më shumë se kurrë ka sportistë që po e ndjekin rrugën e Krasniqit. “Kënaqësi ta pres në takim kampionin tonë, Luan Krasniqin, suksesi ndërkombëtar i të cilit mbetet gjithmonë inspirim për brezat e ri. Sot, më shumë se kurrë, kemi sportistë që ndjekin rrugën dhe sukseset e Luanit. Sportistët e formatit të tij ishin dhe janë imazhi më i mirë i Kosovës në botë”, ka shkruar kryeminstri  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …