Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj, ka shkruar se gjatë këtij mandati qeverisës kategoritë e luftës dhe të lirisë, janë poshtëruar vazhdimisht. Dihet tashmë se Vetëvendosje kur është bërë fjalë për veteranët e UÇK-së, i ka bashkuar votat me Listën Serbe. Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe”. Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinëz’, atëherë le t’i rritë sot pagat e familjeve të dëshmorëve e martirëve, invalidëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vetë Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe, ka shkruar, Ramush Haradinaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …