Kryetari i i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thelluar kritikat kundër kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se ka ai sjellë dëme të mëdha për vendin, madje duke refuzuar ta shtrijë dorën në bashkëpunim. Haradinaj tregon se ka një kohë që eviton përshëndetjet me Kurtin dhe nuk do t’i japë dorën, duke e quajtur, mashtrues ordiner. Ai shprehet se kjo nuk është vetëm çështje e respektit, por duhet të ndahet prej të keqes, edhe nëse kjo përfshin edhe kryeministrin. Duke akuzuar se Kurti i ka dhënë fitore Serbisë dhe Rusisë dhe ka dëmtuar Kosovën, Haradinaj shpreh shqetësimin për rreziqet dhe mosbesimin që ka krijuar në aleancën ndërkombëtare. Ai thekson se kryeministri duhet të kuptojë dëmin që ka bërë dhe t’i kthejë mandatin Kuvendit nëse dëshiron të ndihmojë vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …