Ramush Haradinaj, ka vizituar Besianën, ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve dhe ka biseduar me veteranët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka vizituar Besianën, ku ka bërë homazhe pranë lapidarëve të të rënëve për lirinë e Kosovës dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët dhe veteranët e luftës së UÇK-së. Me këtë rast, Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e heronjve dhe dëshmorëve llapjanë në luftën për liri. Ai ka thënë se vargu i tyre është i gjatë dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në çlirimin e vendit. “Heronjtë e Llapit kanë hise të madhe në lirinë e Kosovës. I gjatë është vargoji i heronjve e dëshmorëve llapjanë, që i kanë dhënë vlerë kësaj nahije e krejt Kosovës, që nga Adem Demaçi, disidenti më i madh i historisë së re të Kosovës, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Edmond Hoxha, Ali Ajeti e shumë të tjerë, që tashmë jane ngritur në altarin e lavdisë shqiptare, e llapjanët i kanë derdhur në bronz. Nderimi e përkulja para lapidarëve të tyre, të le pa frymë e të jep forcë që Kosovën ta bëjmë ashtu siç ata e kishin ëndërruar, të lirë, të pavarur e të panënshtrueshme. Kujtimin për këto kohë lavdie e filluam në një bashkëbisedim me luftëtarë e familjarë të dëshmorëve”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …