Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, në Kuvend, ka kërkuar nga deputetët e PDK-së dhe LDK-së, që të tregojnë pse nuk po e votojnë mocionin për rrëzimin e Kurtit. Ai është shfaqur mjaft i ashpër ndaj kolegëve opozitarë, duke i pyetur se përse nuk po kanë guxim për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Pse, ju lutem, ka hezitime për mocion? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kemi humbur besimin e institucioneve euroatlantike, a është e vërtetë që kanë filluar ndëshkimet dhe a është e vërtetë që jemi duke u dobësuar? Pse nuk po keni guxim secili të dalë e të thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur te opozita ju lutem, ku e keni problemin kolegë opozitarë, të PDK dhe LDK-së? Pse po mendoni ende se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …