Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kërkon nga partitë politike që të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështjet kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga partitë politike që të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje nacionale. Gjatë seancës së sotme parlamentare, ai ka thënë se edhe Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë në shtimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Gjithashtu, ai ka thënë se duhet të punohet që shtetësia shqiptare të iu takojë të gjithë shqiptarëve në botë. “Janë dy arsye pse e mora fjalën. E  para, sot është dita e falënderimeve, amerikanët bashkohen pas një viti të zhvillimeve në jetë, i uroj atyre këtë ditë. Arsyeja tjetër, jemi në vigjilje të festës së flamurit, mendoj që në një periudhë si kjo ia vlen me gjet pozicione të përbashkëta pavarësisht dallimeve politike për çështjet e interesit nacional. Për çështjet Kosovë-Shqipëri duhet të bëjmë më shumë për mbrojtje të përbashkët ushtarake Kosovë-Shqipëri. Pastaj është mirë të punojmë që shtetësia shqiptare tu takojë shqiptarëve kudo në botë”, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …