Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për privatizimin e disa pronave shoqërore. Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi të ketë keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti. Qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, mbase ai me të vetët po dëshiron t i blejë ato. Çdo qeveri e ka një vizion, nëse do rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jepet për shitje. Vendimi i pjesshëm i Kurtit është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqarojë, pse është kështu. Kjo qeveri lavdërohet me transparencë, por po shihet se do të kemi vështirësi ekonomike me këtë qasje, ka nënvizuar Haradinaj.
