Kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë mbajtur një takim me emisarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Takimi është mbajtur në zyrën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, pa praninë e mediave. Ndërkohë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është deklaruar për takimin që opozita mbajti me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Ai ka deklaruar me këtë rast se është pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë rrugës drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Ai ka shkruar se vizita e ndihmës asistentit të sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z, Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut. Kërkova të ngrihet niveli i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë. Pavarësisht progresit, është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me Amerikën aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ka shkruar Haradinaj, më një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …